Rikthim spektakolar dhe fitore e madhe për Cleveland Cavaliers, që mposhtin Detroit Pistons 117-113 pas kohës shtesë në ndeshjen e 5-të të playoff-it dhe kalojnë në avantazh 3-2 në seri.
Në një ndeshje me shumë tension në NBA Playoffs, Detroit dukej pranë fitores kur kryesonte 103-94 tre minuta para fundit. Por Cavaliers reagojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, duke realizuar një seri 9-0 dhe duke e çuar sfidën në kohë shtesë.
Përmbysja vjen në aksionin e fundit të kohës së rregullt, ku Ausar Thompson ndalon Donovan Mitchell, ndërsa në kontaktin me Jarrett Allen Pistons kërkojnë faull, por gjyqtarët nuk ndërhyjnë.
Në kohën shtesë, Mitchell del vendimtar duke shënuar 7 pikë dhe duke udhëhequr Cavaliers drejt fitores. Më i miri për Cleveland ishte James Harden me 30 pikë, 8 rebounde dhe 6 asistime, ndërsa për Detroit nuk mjaftuan 39 pikët e Cade Cunningham.
Tani seria zhvendoset në Cleveland, ku ndeshja e 6-të luhet të premten dhe Cavaliers kanë mundësinë të mbyllin kualifikimin.
