I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, deputeti socialist, Erion Braçe foli për ambicien e tij, për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, por edhe për zhvillimet politike në vend.

Braçe gjithashtu u ndal te një sërë problematikash me të cilat përballet Tirana, duke shpjeguar edhe arsyet që e shtynë të njoftonte kandidaturën e tij për drejtimin e kryeqytetit.

Gjatë intervistës, ai theksoi se ka kërkuar që të jetë një proces që duhet të përthithë të gjithë energjinë e socialistëve të Tiranës.

“Për çfarë më shërben të testoj nervat e kryeministrit. Kemi një debat të hapur për TVSH e Bujqësisë, por jo s’ka të bëjë me këtë. Jam i bindur në atë që kam thënë, e kam menduar shumë mirë dhe gjatë. Pas zgjedhjeve të vitit që shkoi dhe pas muajve që ishte evidente, apo është akoma evidente që Tirana as po qeveriset dhe as po vetëqeveriset dhe në momentin që Tirana nuk qeveriset ka një problem të madh.

Unë ballafaqohem çdo ditë, me njësi të ndryshme, dhe në segmente të ndryshme, apo infrastruktura të ndryshme. Ndërkohë që njerëz dhe miq të mi më pyesin e ke seriozisht, dhe unë jam shumë serioz në raport me njerëzit. Ajo që unë kam kërkuar është jo një qokë, apo për të më caktuar apo njoftuar edhe mua si kandidat për bashkinë e Tiranës. Ajo që unë kam kërkuar është jo një qokë, apo për të më caktuar apo njoftuar edhe mua si kandidat për bashkinë e Tiranës. Sepse kam kërkuar një proces që unë mendoj se duhet të përthithë të gjithë energjinë e socialistëve të Tiranës dhe cilido tjetër”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb