Fermerët e Kurjanit në Roskovec po braktisin vreshtarinë, duke mbjellë parcelat me ullinj. Dikur në Kurjan kanë qenë të mbjella rreth 100 hektarë, kurse sot sipërfaqja e vreshtave është reduktuar në 5 hektarë, ndërsa fermerët thonë se shkak për këtë vendim është bërë çmimi i ulët i shitjes së rrushit, mungesa e tregut dhe subvencionet e pamjaftueshme.

Fermerët thonë se e kishin të pamundur të përballonin kostot e kultivimit të rrushit, ndaj u detyrua t’i prisnin të gjitha hardhitë dhe të mbillnin ullinj.

Sipas fermerëve, para viteve ‘90 sipërfaqet e mbjella me vreshta zinin 80% të territorit të Kurjanit, me një prodhim vjetor rreth 200 tonë, ndërsa sot kjo traditë është drejt shuarjes. Ata thonë se çdo ditë e më shumë po rrënohen e po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të mungesës së vëmendjes nga shteti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: