TIRANE – Kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame akuzoi Bashkinë e Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit për qëllime elektorale. Duke iu referuar lejes për pallatin në “Rrugën e Elbasanit”, për të cilin Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kallëzuar kryebashkiakun Basha, Artan Lame tha se situata me lejet e ndërtimit është e njëjtë me vendimet e marra nga qeveria e Berishës, përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
“Eshtë një situatë e njëjtë me atë të muajve prill, maj, qershor kur qeveria Berisha në ikje firmosi marrëzira përpara ikjes. Të gjithë e shohin në Tiranë se çfarë lejesh po dalin nga vrimat e Bashkisë.”- deklaroi Lame.
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka depozituar të shtunën e kaluar një kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Shkak për këtë kallëzim është bërë dhënia e lejes së ndërtimit në Rrugën e Elbasanit pranë Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, pasi IKMT-ja e konsideron në kundërshtim me ligjin. Lidhur me akuzat e inspektoratit ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila deklaroi se leja e ndërtimit është dhënë në përputhje me ligjin dhe planin e përgjithshëm vendor të rregullimit të territorit. Bashkia e ka cilësuar kallëzimin e IKMT-së, intensifikim të fushatës së shpifjeve nga kryeministri Edi Rama ndaj Bashkisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: