Kreu i FSHF-së, Armando Duka zbuloi disa detaje nga bashkëbisedimi për të zgjatur apo jo kontratën me trajnerin e ekipit kombëtar, Sylvinho-n.
Ai tha se pas ndeshjes në Ukrainë, ata kishin biseduar, ndërsa kishin rënë dakord që të mbyllje ky cikël për të dyja palët.
“Kemi nisur diskutimet me Sylvinho-n, kur u kthyem nga Ukraina, dhe ai mori kohën e vetë. Të dy bashkë kemi arritur në atë konkluzion, se përfundimi i ciklit do të ishte mirë për të dyja palët. Ndahemi me respektin maksimal për njëri-tjetrin dhe për punën.”, tha ai.
