Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin P V sh.p.k., si dhe administratorin e saj, shtetasin B. A., të akuzuar për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Sipas organit të akuzës, nga hetimet rezultoi se kompania kishte ushtruar aktivitet të paligjshëm duke marrë, nxjerrë, përpunuar dhe transportuar inerte përgjatë Lumi Vjosa, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në habitatin natyror të zonës së mbrojtur me status “Park Natyror”.
Prokuroria bëri me dije se zona ku janë marrë inertet është pjesë e nënzonës qendrore me nivelin më të lartë të mbrojtjes, ku ndalohet çdo lloj aktiviteti ekonomik.
Sipas hetimeve, aktiviteti i kompanisë ka sjellë përkeqësim të rëndë të habitatit natyror përmes shfrytëzimit intensiv të tokës dhe përdorimit të mjeteve që kanë shkaktuar ndryshime të thella në biodiversitet, strukturën dhe funksionimin e ekosistemit përgjatë lumit Vjosa. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi fajtorë si personin juridik, shoqërinë “P V” sh.p.k., ashtu edhe administratorin e saj, B. A., për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, të parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin “P V” sh.p.k., si dhe të administratorit të saj shtetasit B. A. nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.
Nga hetimet u provua kryerja e veprimtarisë të paligjshme, e cila konsistonte në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë, veprime këto që kishin sjellë si pasojë dëmtimin e habitatit natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”. Zona ku janë marrë inertet është nënzonë qëndrore, që gëzon shkallën më të lartë të mbrojtjes (zonë atrikte).në të cilën nuk lejohet zhvillimi i asnjë lloj veprimtarie ekonomike.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, provoi se shoqëria “P V” sh.p.k., ka shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore, duke sjellë si pasojë dëmtim të konsiderueshëm të saj, përmes shfrytëzimit të tokës me teknologji intensive, mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve, si dhe që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës përgjatë lumit Vjosë.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi fajtor personin juridik, shoqërinë “P V” sh.p.k., si dhe administratorin e saj, shtetasin B. A., për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.
Prokuroria Fier mbetet e angazhuar të hetimet me fokus të veçantë në luftën kundër veprave penale mjedisore, duke ndjekur me përparësi çdo rast që cenon mjedisin, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura natyrore.
