Statistikat e ndeshjes tregojnë një kontrast interesant mes Egnatias dhe Vllaznisë para përballjes së radhës. Rrogozhinasit kanë shfaqur luhatje në repartin defensiv në ndeshjet në shtëpi, pasi nuk kanë arritur të mbajnë portën e paprekur në 10 nga 18 sfidat e luajtura në fushën e tyre.
Ndryshe paraqitet situata në transfertë, ku Egnatia ka ruajtur “clean sheet” në 8 nga 19 takime, duke treguar më shumë stabilitet larg Rrogozhinës. Një tjetër element që bie në sy është fakti se 21% e golave të pësuar nga kampionët kanë ardhur në 15 minutat e para të ndeshjes, periudhë ku skuadra shpesh e nis jo me ritmin e duhur.
Nga ana tjetër, Vllaznia vazhdon të mbështetet fort te performanca në “Loro Boriçi”(fatkeqësisht luan si pritëse në “Air Albania”), aty ku ka realizuar 67% të golave të saj sezonale. Shkodranët kanë treguar gjithashtu forcë në menaxhimin e pjesës së parë, duke qenë në avantazh në pushim në 17 nga 37 ndeshjet e zhvilluara. Megjithatë, pika më e dobët e kuqebluve mbetet fundi i takimeve, pasi 38% e golave të pësuar kanë ardhur pas minutës së 75-të, çka tregon mungesë përqendrimi në momentet vendimtare.
