Filipo Gana ishte protagonisti absolut i etapës së dhjetë të Xhiros së Italisë 2026, duke fituar kronometrin 42 kilometra nga Viarexho në Masa. Çiklisti italian i Ineos regjistroi një mesatare mbresëlënëse prej 55 km/h dhe siguroi fitoren e tij të tetë në Xhiro, të shtatën në prova kronometri.
Për Italinë kjo ishte fitorja e dytë në këtë edicion, pas suksesit të Davide Balerinit në Napoli. Pas Ganës u renditën shoku i tij i skuadrës, Thymen Arensman, dhe francezi Remi Cavagna. Etapa ndikoi edhe në renditjen e përgjithshme, por portugezi Afonso Eulalio arriti të mbrojë fanellën rozë me vetëm 27 sekonda avantazh ndaj Jonas Vingegaardit. Arensman u ngjit në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm, ndërsa Derek Gee hyri në dhjetëshen më të mirë pas një paraqitjeje shumë të mirë.
Nga ana tjetër, Felix Gall humbi shumë kohë dhe mbeti pas rivalëve kryesorë. Pozitive për Italinë ishte edhe forma e Xhulio Pelixarit, i cili u rikuperua pas vështirësive të etapës së kaluar dhe performoi më mirë se Jai Hindley. Etapa e radhës, nga Porcari në Chiavari, pritet të favorizojë sulmuesit dhe arratisjet falë profilit të vështirë dhe ngjitjeve teknike në pjesën finale.

