Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përjashtoi sot mundësinë e përshkallëzimit të situatës në lidhje me Kubën, ndërsa e quajti ndjekjen penale të ish-presidentit kubanez Raul Castro nga sistemi i drejtësisë amerikane një “moment shumë të rëndësishëm”.

” Nuk do të ketë përshkallëzim. Nuk mendoj se është e nevojshme. Ky vend po shkatërrohet “, u tha Trump gazetarëve pas kthimit nga Connecticut.

Duke iu referuar ndjekjes penale të ngritur në Shtetet e Bashkuara kundër 94-vjeçarit Raul Castro , i cili kishte pasuar vëllain e tij Fidel si udhëheqës i Kubës , Trump tha se “është një moment shumë i rëndësishëm … jo vetëm për kubano-amerikanët, por edhe për njerëzit që erdhën nga Kuba, të cilët duan të kthehen në Kubë dhe të shohin familjet e tyre”.

Raul Castro akuzohet për rrëzimin e dy aeroplanëve që transportonin emigrantë kubanë në vitin 1996 nga një avion luftarak i forcave ajrore kubane. Në atë kohë, ai ishte ministër i mbrojtjes i Kubës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb