Mbahet sot seanca në Gjykatën e Posaçme. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nxjerrë nga kafazi i xhamit, nga ku zhvillohen seancat gjyqësore. Në seancën e kësaj të enjteje Beqaj do të ulet në krah të avokatit të tij.
Gjatë fjalës së tij në seanca Beqaj ka theksuar se akuza ndaj tij ‘nuk është bindje e prokurorit;.
Ndërsa ka shtuar se mungesa e verifikimeve nga SPAK përbën shkelje, duke shtuar se ky veprim ka sjellë cënimin e sigurisë juridike.
“Kontrata është lidhur në 2015. Sot kanë kaluar më shumë se 10 vjet. Unë jam edhe sot pa një vendim të formës së prerë. Pas 4 ditësh, një OPGJ i Prokurorisë së Përgjithshme referon një material në Prokurorinë e Tiranës ku ngre dyshime se funksionarë të MSh kanë shkelur ligjin. Bazuar në këtë referim, Prok Tr ka nisur hetim për 3 kontrata koncensionare. Më vonë prokurori e pushoi hetimin me arsyetimin se veprimet e pretenduara nuk përbënin vepër penale”, ka thënë ai.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal, për dosjen “Sterezilizimi”.
8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar dhe të dyve i është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.
