Policia arreston autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë në lagjen 3, në zonën e rrugës së spitalit, ku një person kishte hyrë në një dyqan bulmeti duke vjedhur një sasi prej 200 mijë lekësh (të reja). Komisariati i policisë Pogradec nëpërmjet metodave speciale të hetimit ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e një 22-vjeçari duke e dokumentuar ngjarjen me prova ligjore. I arrestuari është identifikuar si Jorgo Shuli, ndërsa është provuar që ky i fundit është autori i kësaj vjedhje.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e veprës penale të “vjedhjes” ndërsa vijojnë veprimet në prokurorinë e Korçës. Ky ishte rasti i dytë i vjedhjes brenda pak muajve në Pogradec ku në rastin e parë u vodh një argjendari dhe ranë në pranga 2 persona, ndërsa tashmë u arrestua dhe autori i vjedhjes së dyqanit të bulmetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb