Gjatë një vizite zyrtare në Washington, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe anëtarë të Kongresit, ku në fokus ishin marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA, si edhe sfidat e sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit morën pjesë në një darkë të organizuar në nder të Christopher Landau, ku ishin të pranishëm edhe kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Keith Self.

Mediu shprehet se në bisedimet me zyrtarët amerikanë u diskutua mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për forcimin e demokracisë në Shqipëri, luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit, si edhe garantimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të besueshëm.

Fjala e Fatmir Mediut;

Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë të marr pjesë në një darkë të organizuar në nder të Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Christopher Landau. Ishte një privilegj të isha ndër të ftuarit kryesor së bashku me miqtë e mi, Kongresmenët Pete Sessions dhe Keith

Gjatë takimeve dhe bisedave me Zëvendës Sekretarin Landau, diskutuam mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Shqipëri demokratike, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit. Ndava bindjen se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të vazhdojë të forcojë institucionet demokratike, të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm.

Në diskutimet me z Landau dhe Kongresmenët Sessions dhe Self u ndalëm gjithashtu te rëndësia e bashkëpunimit strategjik në Ballkan, ku shqiptarët kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua investimeve 5% simbas vensimit të Samitit  në mbrojtje, jo thjesht si një detyrim financiar në kuadër të NATO-s, por si një investim strategjik në forcimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin ushtarak dhe rritjen e bashkëpunimit mes aleatëve.

Këto investime janë thelbësore për të garantuar një deterrencë të besueshme ushtarake, stabilitet afatgjatë dhe një partneritet të qëndrueshëm politik e të sigurisë në rajonin problematik të Ballkanit dhe ndikimit keqdashës të Kinls dhe Rusisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb