Në një komunikim për mediat, Ivi Kaso ka njoftuar se do të shtyhet me një orë në degët e mëdha, votimi për zgjedhjet për kryetar të PD.

“Procesi është drejt përfundimit në disa degë të vogla. Ka në numër të lartë votuesisht. Për degët më të mëdha të Tiranës që kanë një numër të lartë votuesish bashkë me KOKOE është marrë vendim që ky proces të mbyllet në 19:00. Përfitoj nga rasti u bëj thirrje demokratëve të degëve më të mëdha të Tiranës dhe të degëve të qarqeve më të mëdha që kanë kërkuar që procesi të zgjatet deri në 19:00 që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën për të votuar”, u shpreh ai.

Procesi për garën për kryetar të Partisë Demokratike ka nisur në orën 08:00 ndërsa u njoftua se do të mbyllej në orën 18:00. Megjithatë siç njoftoi Ivi Kaso, ky orar është shtyrë për disa degë të mëdha dhe se votimi do të mbyllet në orën 19:00.

Ai theksoi se numri i votuesve ka qenë i lartë. Gjithashtu sqaroi se për disa degë të vogla, orari i përfundimit të votimit do të jetë ai i njoftuar, në fillim 18:00.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: