Anëtari i KPP-së, Kreshnik Tërnova, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Emri i Tërnovës është lakuar nga SPAK pasi dyshohet për lidhje të drejtpërdrejta me biznesmenin Ermal Beqiri. Ky i fundit është një prej protagonistëve kryesorë të tenderave të AKSHI.
Ermal Beqiri është shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me skandalin e AKSHI-t, bashkë me biznesmenin Ergys Agasi. Ata vijojnë të jenë të dy në arrati.
Kreshnik Tërnova, siç shihet nga pamjet që sjell BalkanWeb, Tërnova i është drejtuar SPAK, ndërsa nuk dihen të tjera detaje.
