Partizani e mbylli sezonin me shumë probleme fizike, teksa dëmtimet ndikuan ndjeshëm në ecurinë e skuadrës gjatë kampionatit. Të kuqtë humbën për periudha të ndryshme disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit dhe kjo ndikoi jo pak në rezultatet finale. Lista e lojtarëve të dëmtuar ishte e gjatë gjatë gjithë sezonit.
Emra si Skuka, Preka, Marku, Keko, Dumbia apo Atanaskoski munguan në ndeshje të rëndësishme për shkak të problemeve fi zike. Po ashtu, edhe Fadairo në pjesën e dytë të sezonit u përball me dëmtime që e penalizuan. Këto mungesa detyruan stafi n teknik të ndryshonte shpesh formacionin dhe repartet e skuadrës, duke bërë që Partizani të mos kishte vazhdimësinë e duhur në lojë dhe rezultate. Në disa momente të sezonit, ekipi u detyrua të aktivizonte edhe lojtarë të rinj për shkak të mungesave të shumta.
Në ambientin e të kuqve ekziston bindja se me një grup më të plotë dhe me më pak probleme fi zike, Partizani mund të kishte qenë shumë më konkurrues në garën për objektivat madhorë. Për sezonin e ri, klubi shpreson të ndryshojë këtë situatë dhe të ketë më shumë stabilitet fi zik në skuadër. Objektivi i Partizanit mbetet ndërtimi i një ekipi konkurrues që do të luftojë për trofetë kryesorë.
