Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale në lidhje me spitalin e Lushnjes. Ai ka treguar edhe pamjet e lavanterisë të këtij spitali, ku lagështia duket se ka zënë vendin e pastërtisë.
“Lavanteria e spitalit, vendi ku higjena duhet të ishte priorite, por realiteti flet me lagështirë, amortizim dhe kushte skandaloze. Ftoj gjithë ata që na shesin ‘Standarde Uropiane’ të bëjnë një vizitë këtu dhe të shohin si trajtohet shëndeti publik në të vërtetë!!! Në një vend normal, pastërtia e spitalit është minimumi i respektit për pacientin… jo luks.”, shprehet Korreshi.
