Ish-komandant i Flotës Detare, Vladimir Beja në emisionin “Oponencë” në “News24”, foli për çështjen e Detit. Ndërsa u pyet lidhur me qëndrimin e Presidentit Bajram Begaj, ai theksoi se Presidenti është i qartë sa i përket kufirit detar me Greqinë.

Gjatë intervistës, ai kritikoi mënyrën se si, sipas tij, çështja është politizuar ndër vite, duke deklaruar se nuk duhet parë si “patate e nxehtë” mes forcave politike.

“Çështja e detit nuk është patate e nxehtë midis Berisha-Rama-Begaj apo Begaj-Rama. Kjo është një lojë e shëmtuar dhe ne kthehemi në inferioritet,” u shpreh Beja.

Po ashtu theksoi se situata është shumë e ndjeshme, duke e cilësuar detin si pasuri kombëtare dhe pjesë të rëndësishme strategjike të vendit.

Sipas tij, vendimmarrjet mbi këtë çështje duhet të bazohen në interesin kombëtar dhe jo në kalkulime politike apo mosmarrëveshje institucionale.

“Dakordësia politike nuk është e keqe. Në dijeninë time Presidenti Begaj është i qartë për situatën. Por ka një problematikë që unë dua të ngre prapë këtu. Çështja e detit nuk është patate e nxehtë midis Berisha-Rama-Begaj. Apo Begaj-Rama…Kjo është lojë e shëmtuar dhe ne kthehemi përsëri në inferioritet. Kjo është luftë për ekzistencë. Situata është shumë kritike. Nuk ka më tokë. Po ndahet deti. Deti është pjesë, është pasuri kombëtare. Ne Shqiptarët të mos ankohemi më që na i kanë vënë kufijtë ata, ja ku I ke tani zgjeroi kufijtë sipas asaj që të takon. Pra t’i e ke dhe kërkon t’ja japësh vetëm sepse nuk mirëkuptohen palët. Është e turpshme, për kredo politike… Kur e ndava unë thotë e ndava me 6…Kjo është lojë që e pëson, nga pala greke nuk e ke këtë gjë”, tha ndër të tjera ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: