Analisti Agim Baçi në një intervistë në “News24” u shpreh se ende është shumë herët për të folur për rezultate konkrete lidhur me procesin e integrimit Europian.

Referuar Konferencës së 8 ndërqeveritare, Shqipëri-BE, analisti Baçi tha se “asnjë mund të ngrejë flamur sepse kjo fazë është vetëm fillimi dhe se fundi të tregojë se sa vërtet do të funksionojë.

Ai gjithashtu theksoi se çështja Balluku është një ndër problematikat dhe se do të shihet se deri në çfarë faze do të shkojë.

“Asnjë nuk mund të ngrejë flamurin është vetëm një fillim. Fundi është ai që kemi ne në dorë. BE e dha mundësinë për të hapur një rrugë dhe na mbetet ne tani se si do të funksionojë. Maxhoranca duhet të gjejë rrugën të përafrohet që kjo të jetë një koncept kombëtar. Çështjet janë të vështira. Vetë kryeministri u drejtohej organeve tatimore të jenë më miqësor me biznesin, ne nuk e shohim këtë. Pra janë procese të rregullimit të pronë, funksionimi i gjykatave me kapacitet të plotë. Drejtësia dhe antikorrupsioni janë të lidhura. E dëgjova kur tha nuk na ka penguar çështja Balluku, por a janë të gjitha qëndrimet europiane kaq të buta? Sepse është bërë e qartë nga SHBA dhe BE mbështetja e SPAK dhe goditja ndaj çdo niveli qeverisës kur vjen puna për këtë fushë”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, shtoi se Shqipëria ka çështje të vështira për të plotësuar.

“Dosja Balluku do jetë prova. Do jetë një çështje shumë e hapur dhe e drejtpërdrejtë. Flasim për IBAR, por jo shumë e kuptojnë. Shqipëria ka çështje të vështira për të plotësuar. Në Kuvend duhet të ketë edhe një sfidë debati”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës në studio komentoi edhe situatën e brendshme politike në Partinë Demokratike duke thënë se është shumë e domosdoshme që kjo parti të jetë e hapur dhe të bëjë garë të drejtë dhe transparente.

“Do të ishte në nderin e PD të bënte garë. Situata aktuale pa një garë, pa dyer të hapura nuk i shërben. Pra është e pamjaftueshme për të thënë a është PD sot konkurruese për të filluar zgjedhje. Sa kohë është PD lokomotiva që tërheqë dhe thotë unë jam alternativë qeverisëse, ne do merremi, sepse kërkon një lloj tjetër ridimensionimi për të ardhur në pushtet. Kontestimet e forta, përplasjet me Salianjin, akuzat pa fakte, këto nuk i shërbejnë. Ata që duan të angazhohen duhet të shohin jo një parti individuale, apo personale. Duke thënë që pa Berishën nuk ecim askund, i bën një dëm shumë të madh partisë sepse nuk ecën askund. Më shumë e zvogëlojnë partinë.PD ka nevojë për një kontratë krejt tjetër me qytetarët. Ata që kanë frikë nga gara, kot qëndrojnë në politikë.”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb