Arlind Ajeti, i cili ka një karrierë të pasur në kampionate të ndryshme evropiane, vazhdon të mbetet një emër i vlerësuar në tregun e transferimeve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i mbrojtësit kuqezi të Bodrumspor ka përfunduar në radarët e skuadrës së elitës së Turqisë, Corum.

Përvoja e tij në nivele të larta të futbollit dhe paraqitjet me Kombëtaren shqiptare e shndërrojnë atë në prioritet të Corum.

Deri më tani nuk ka një marrëveshje zyrtare mes palëve, por interesimi i Corumit duket konkret dhe zhvillimet në ditët në vijim mund të tregojnë më shumë. Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e lojtarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: