Pasi marshuan në të gjithë Tiranën, protestuesit kthehen sërish në sheshin Skënderbej, aty ku nis edhe grumbullimi i mijëra qytetarëve, për të shkuar më pas poshtë zyrës së kryeministrit Rama.
Qytetarët vijojnë të artikulojnë kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Disa prej tyre janë ngjitur në shtatoren e Skënderbeut për të valëvitur aty flamujt kuq e zi, ndërsa janë ndezur dhe flakadanë.
