Aktivisti Edison Lika, i ftuar në ‘Programin e drekës’ në News24, me Ola Brukon ka komentuar angazhimin e qytetarëve shqiptare brenda Shqipërisë dhe diasporës në protestën antiqeveritare, ku kryefjalë është dorëheqja e Ramës.

Gjatë fjalës së tij, Lika theksoi se demokracia nuk është një arritje e përhershme, por një proces që kërkon përkushtim dhe mbrojtje të vazhdueshme.

“Demokracia nuk është një finalitet, por një proces që duhet mbajtur gjallë dhe për të cilin duhet luftuar çdo ditë. Nuk e arrijmë demokracinë me një proces të vetëm, por duhet të qëndrojmë aty. Kjo lëvizje shoqërore nuk është një sprint. Ne do të jemi aty dhe i bëjmë thirrje gjithsecilit të na bashkohet. Do të qëndrojmë deri sa ky kryeministër të japë dorëheqjen dhe kjo qeveri të bjerë. Deri në një sistem të ri”, u shpreh Lika.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: