Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka deklaruar për mediat se në seancën e sotme në GJKKO nuk u arrit të parashtroheshin provat me dëshmitarë, që do të ishin të rëndësishme për çështjen.
Cakrani deklaroi se kanë parqitur video që tregojnë se kryeministri Edi Rama është një person kyç në disa episode dhe duhet të thirret si person në dijeni.
“Dënimet me perceptim janë të një drejtësie tjetër, të një kaluare tjetër.
Nuk arritëm të parashtronim kërkesat tona dhe t’i paraqisnim provat me dëshmitarë gjykatës.
Këto prova nëse gjykata do t’i pranojë patjetër që do të jenë të rëndsësishme. Lista do të jetë me persona që kanë dijeni nis me kryeministrin Edi Rama.
Kjo do t’u japë GJKKO dhe Prokurorisë një panoramë më të gjerë.
Do të jenë 150 dëshmitarë sepse do t’ja paraqesim me video që Rama është personi kyç që duhet të flasë.
Keqardhje për gjykatën që nuk lejoi median të filmojë, arsyen besoj e dini, duan të fshijnë aty dhe të mos bëjnë publike relatimet”, tha Cakrani.
