Policia në Poloni ka arrestuar të hënën në lindje të vendit një burrë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një karikaturisti rus në mërgim, i njohur për satirizimin e presidentit Vladimir Putin. Lajmi u konfirmua nga kryeministri polak Donald Tusk. Sipas Tusk, i dyshuari përdorte një pasaportë gjeorgjiane, ndërsa shërbimet e sigurisë po punojnë për identifikimin e personit që mund të ketë porositur vrasjen.
“I dyshuari përdor një pasaportë gjeorgjiane. Shërbimet po punojnë për të identifikuar personin që urdhëroi vrasjen”, shkroi Tusk në rrjetet sociale. Viktima është identifikuar si Robert Kuzovkov, 44 vjeç, i njohur me pseudonimin artistik Semyon Skrepetsky, një karikaturist rus që prej vitesh jetonte në mërgim dhe njihej për vizatimet e tij satirike ndaj figurave politike ruse, përfshirë Vladimir Putin, Joseph Stalin, Alexei Navalny dhe Ramzan Kadyrov.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në një rrugë ku autori i dyshuar e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërsa më pas është afruar dhe ka vazhduar sulmin nga afër, çka ka çuar në vdekjen e tij në vend. Donald Tusk deklaroi se hetimet paraprake e trajtojnë ngjarjen si një “vrasje të mundshme politike”, duke shtuar se nëse konfirmohet përfshirja e Rusisë, çështja merr një dimension ndërkombëtar.
“Semyon Skrepetsky” ishte zhvendosur në Poloni në vitin 2021, pas frikës së persekutimit politik në Rusi. Gjatë jetës në mërgim, ai kishte marrë pjesë në aktivitete të opozitës ruse, ndërsa në rrjetet sociale kishte qenë kritik edhe ndaj qeverisë ukrainase. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e porositësve të mundshëm vijojnë.
Dziś rano pod Warszawą policjanci ze specjalnej grupy śledczej z Komendy Wojewódzkiej Policji w Lublinie zatrzymali mężczyznę podejrzewanego o zabójstwo 44-letniego obywatela Rosji w Białej Podlaskiej.
Zatrzymany posługuje się paszportem wystawionym na 36-letniego obywatela… pic.twitter.com/EML1kwPR94
— Policja Lubelska 🇵🇱 (@PolicjaLubelska) June 18, 2026
