“Revolucioni Flamingo” dot ka hyrë në ditën e 20 të zhvillimit të tij.
Në këto 20 ditë protesta më masive e viteve të fundit ka shënuar një sërë arritjesh dhe është raportuar edhe në mediat ndërkombëtare.

Këtë të premte në shesh protestuesit votuan unanimisht një notë falënderimi për Parlamentin Europian pas votimit të dy ditëve më parë.

“Pardje ndodhi një ngjarje e rëndësishme sepse PE njohu protestën tonë si institucionin më demokratik.
Do të doja të miratonim një notë falënderimi për Parlamentin Europian.
Ky qëndrim përbën inkurajim se mbrojtja e interesit publik qëndron në thelbin e Bashkimit Europian”, deklaroi hartuesi i notës së falënderimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: