Një protestues nga qyteti i Kukësit, teksa ka marrë fjalën në podiumin para Kryeministrisë ka deklaruar se tani ndodhen në udhëkryq dhe kanë dy rrugë ose ajo ku duan ta mbajnë politikanët vendin ose rrugën e lirisë.
Ai tha se prej 35 vitesh ka pasur vetëm vjedhje, premtime, s’ka drejtësi dhe Rama dhe Berisha duhet të mbajnë përgjejësi pasi i kanë vjedhur jetën.

“Vij nga Kukësi, ky është një moment shumë historik dhe ne jemi mbledhur këtu për fatin e një kombi dhe drejtimin që do të marrë.
Jemi në udhëkrye, njëra rrugë është ajo ku duan të na mbajnë e tjetra e lirisë dhe begatisë. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, këta munden vetëm ta vonojnë largimin.
Ata në vitet ’90 besuan se demokracinë do na i sillte koha dhe ndikimi i vendeve.
Liria nuk dhurohet, as trashëgohet ndaj duhet te luftojmë dhe ta mbrojmë cdo ditë.
Prej 35 vitesh kemi pasur vetëm premtime, institucionet janë dobësuar, bijtë tanë janë larguar me dhunë. Miliona janë larguar jashtë, por që demokracia të vijë duhet edhe drejtësi prandaj ne thërrasim Rama në burg, Berisha në burg.
Burgu nuk është mesazhi, muesazhi është mbajtja e përgjegjësise, sepse na kanë vjedhur jetën, jo vetëm pasurinë.
Kam thirrje për intelektualët, nëse nuk ngriheni për këtë çështje, kur”?, përmbylli ai fjalën e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: