Lojtari i Skocisë, Robertson doli në konferencë para takimit ndaj Brazilit.

“Po luajmë kundër një vendi të madh, ndoshta më ikonikun në historinë e Kupës së Botës dhe kombëtaren më të dekoruar ndonjëherë. Por kjo na jep edhe një mundësi për të realizuar ëndrrat tona. Ne duam të shkruajmë histori për vendin tonë të vogël.

Tani kemi mundësinë ta bëjmë këtë kundër Brazilit. Për momentin, gjithçka varet nga ne. E dimë se nëse arrijmë një rezultat pozitiv, atëherë do të sigurojmë kualifikimin. Kjo është ajo ku duhet të fokusohemi.

“Duhet ta luash lojën normalisht, kjo është pjesë e futbollit. Nuk mund të fillosh të mendosh për pezullimet apo gjëra të tjera që mund të ndodhin. Ka disa prej nesh që jemi me kartonë dhe kjo është diçka normale në këtë fazë të turneut”.

“Të gjithë lojtarët duhet të japin 100 për qind nga vetja dhe unë do ta bëj këtë pa marrë parasysh nëse jam i rrezikuar nga pezullimi apo jo”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: