850 hektarë të mbjella me kulturën e shalqinit në fushat e Divjakës këtë vit bujqësor, janë furnizuesit kryesorë të tregut vendas si edhe tregut rajonal.
Prej disa ditësh, kur ka arritur kulmin i prodhimit dhe pjekja teknike e shalqinit çmimi i shitjes ka rënë ndjeshëm.
Aktualisht tregu i shitjes me shumicë në Divjakë ka qenë i tejmbushur me shalqi dhe çmimi varion sipas cilësisë nga 70 deri në 100 lekë të vjetra për kg.
Fermerët shprehen se kanë tre ditë që dergjen në treg pa arritur të shesin asnjë kilogram. Sipas fermerëve, situata është më alarmante për prodhimin që është nëpër fusha pasi për shkak të temperaturave të larta po kalon në tek pjekje çdo orë që kalon dhe nuk vlen më për treg.
Pikat e grumbullimit mbi 34 të tilla, të cilat tërheqin sasi tepër të vogla madje ka edhe nga ato pika që i kanë mbyllur dyert.
Mendimi është që kompanitë eksportuese të rajonit edhe më gjerë, kanë gjetur tregje jashtë Shqipërisë ku kostot e prodhimit dhe për rrjedhojë edhe çmimi është më i ulët sesa në Divjakë.
Kjo dukuri negative e këtij viti do të thellohet edhe më shumë pasi janë dhe dy zona të tjera mjaft të mëdha që mbjellin mbi 500 hektarë si zona e imshtës dhe e Tërbufit që kanë nisur të hedhin në treg sasive e para të shalqinit, në një kohë ku mijëra tonë mbeten ende në fushat e Divjakës.
