Gjendje e jashtëzakonshme në Venezuelë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin. Autoritetet kanë vënë në funksion një platformë online për raportimin dhe gjurmimin e personave të zhdukur, pas problemeve serioze të komunikimit të shkaktuara nga dy tërmetet e forta që goditën vendin të mërkurën pasdite.

Platforma, e quajtur desaparecidosterremotovenezuela.com, është krijuar si një mjet dixhital ku qytetarët mund të raportojnë familjarë të zhdukur ose të konfirmojnë nëse të afërmit e tyre janë të sigurt.

Raportohet se shumë familje ende nuk kanë arritur të kontaktojnë të dashurit e tyre dhe u kërkohet qytetarëve që, në rast pamundësie komunikimi, të regjistrojnë informacionin në platformë, si dhe të njoftojnë nëse personat gjenden. Sipas të dhënave të para të publikuara, janë regjistruar gjithsej 9,721 raportime. Prej tyre, 9,166 persona rezultojnë ende pa kontakt me familjarët, ndërsa 555 janë gjetur dhe janë konfirmuar të sigurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: