Brazil ka bërë detyrën pa asnjë vështirësi ndaj Skocisë, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3.
Skuadra braziliane dominoi takimin në çdo aspekt, duke shfaqur cilësi të lartë në sulm dhe siguri në mbrojtje. Trajneri Shpëtim Duro, bëri analizën e tij, në Botërori Amerikan.
“M’u duk surprizë fitorja e Afrikës së Jugut. Për Brazilin duket që ka përmirësim. Nuk janë rivalë si Maroku. Ajo që duket qartë është përmirësimi i lojës së Vinicius. Brazili për momentin varet nga Vinicius”.
Dëmtimi i Raphinhas është një minus i madh. Ancelotti është trajner i madh, po fokuson lojën te Vinicius. Thashë që ka përmirësim, por jemi me dyshim që nuk është në nivelin e ekipeve që ka bërë mirë në këto takime.
