Rumunja Loredana Chivu, e cila u fotografua nudo për revistën “Playboy” të edicionit rumun, babai i saj vetëvaret nga turpi i të bijës kur kuptoi se ajo ishte fotografuar nudo.
“Ai ndaloi së foluri me mua, ishte mjaft i mërzitur. Kur zbuloi se çfarë kisha bërë unë, u përpoq të më izolonte nga pjesa tjetër e familjes. Unë mendova se do të qetësohet dhe do të kalojë me kaq, por nuk mendoja se ai mund të kryej vetëvrasje”- shpjegoi Chivu.
Loredana ka tani 25 vjet dhe jeton në Bukuresht. Ajo thotë se i vjen shumë keq, pasi nuk kishte një shans për të folur me babain e saj.
“Ai nuk ka lënë asnjë letër lamtumire, deri në fund ai të gjithëve iu është dukur i lumtur dhe akoma nuk e kuptoj pse ai vendosi në këtë hap”- perfundoi Loredana.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb