Një i ri në protestë ka deklaruar se ai po proteston për aferat dhe agoninë ku klasa politike ka futur vendin. Ai apeloi që të mos provokohen dhe të bashkohen.
“Jam këtu për 36 vite agoni që kanë ulur në gjunjë dhe anë marrë zvarrë tre gjenerata.
Firmat piramidale, ‘97, “21 janari”, Gërdeci, armët kimike, Bela me 300 shtëpi, Diella miliardere, pensionet dhe rrogat më të ulëta në Europë, ministra të korruptuar, uji dhe dritat.
Mos bini pre e provokimeve, nëse shihni njërëz që mendoni se po provokojnë largohuni. Mos ua lejoni t’ju mbajnë peng, janë bashkë prej 36 viteve, ne duhet të bëhemi bashkë një herë të vetme”, deklaroi protestuesi.
