Situata ka agravuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit. Protestuesit e revoltuar kanë ndërmarrë një aksion në grup, duke tërhequr dhe shkulur me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të Pedonales, nga ana e godinës së Kuvendit.

Përballë këtij momenti tensioni dhe tentativës për të çarë kordonin e sigurisë, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të zmbrapsur turmën.

Efektivët kanë hedhur sprej lotësjellës në drejtim të protestuesve për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre dhe stabilizimin e perimetrit, por protestuesit qëndrojnë të vendosur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: