Avokati Gentian Serjani i ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos deklaroi se të gjithë të shoqëruarit aktualisht ndodhen te paraburgimi te “Mine Peza”.
Ai tha se njëri nga të shoqëruarit është në gjendje jo të mirë shëmdetësore pasi vuan nga epilepsia dhe deri në orët e para të mëngjesit ka qëndruar në spital. Serjani deklaroi se për të ka bërë kërkesë që të mos vijojë të mbahet më gjatë në paraburgim.
Përsa u përket akuzave avokati deklaroi se akuzat janë të njëjta për të gjitjë pavarësisht se ka edhe pamje për rolin e secilit prej tyre dhe tha se shtatë nga personat janë arrestuar që pa nisur protesta pas provokimeve të truprojave të ish-ministrit Ulsi Manja.

“Të gjithë të shoqëruarit janë te paraburgimi te Mine Peza aktualisht.
Njëri nga personat e shoqëruar vuna nga epilepsia dhe ka qenë me kriza epileptike të njëpasnjëshme, deri në 3 ka qenë në spital. Kam bërë kërkesë të mos mbahet në parbaurgim.

Mbroj interesat e Romario Dushi dhe Niko Qarkajt.
Këta janë personat që janë arrestuar që në orën 09:00, pas ngacmimeve të truprojave të Mnajës. Ndaj tyre ka akuza për pjesëmarrjenë tubime të paligjshme, shkatërrimi i pronës, prishja e qetësisë publike.
Akuzat janë “copy paste” të njëjta për cilindo edhe pse mund të kenë apo të mos kenë pamje.
Kam kërkuar nga prokuroria një vlerësim të rrethanave ligjore.
Do presim të bëhet vlerësimi i masës së arrestit me burg, ne nuk kemi parë dhunë nga 7 personat që u arrestuan pa nisur protesta.
Besoj se nga vlerësimet që mund të bëjë gjykata masat do të jenë të paligjshme, por asgjë nuk e kthen 72-orëshin e heqjes s lirisë”, tha ai

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb