Në ditën e 40 protestuesit kanë listuar sërish kërkesat e tyre  në Bulevard.

Protesta masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 40-të radhazi, duke mbledhur sërish qytetarë të shumtë në sheshin para Kryeministrisë

Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit kanë shpalosur sërish kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë qëndresës.

  1. Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
  2. Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
  3. Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
  • Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
  • Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
  • Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.
  1. Mos-heqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
  • Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
  • Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
  1. Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb