Eurodeputeti belg Marc Botenga ka ngritur zërin ashpër kundër zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke i cilësuar planet për ndërtimet në zona të mbrojtura si një goditje ndaj mjedisit dhe demokracisë.

Në qendër të kritikave të eurodeputetit është fakti se zonat natyrore, të cilat strehojnë specie si flamengot rozë, janë vënë në rrezik nga ky projekt “strategjik”.

Sipas Botengas protestat e vazhdueshme prej më shumë se një muaji në Tiranë pasqyrojnë zemërimin popullor kundër sistemit ku miliarderët duket se mund të diktojnë vendimet qeveritare.

 

View this post on Instagram

 

Ai u shpreh se ndryshimi i legjislacionit për t’i mundësuar këtij projekti shfrytëzimin e zonave të mbrojtura shihet si një veprim “i tmerrshëm” dhe aspak transparent, ndërsa u shpreh se reagimi i institucioneve të Bashkimit Evropian ka qenë i heshtur, pavarësisht statusit të Shqipërisë si vend kandidat dhe angazhimeve të BE-së për mbrojtjen e natyrës dhe demokracisë.

Botenga thekson se ky proces, i reklamuar shpesh nën petkun e integrimit dhe zhvillimit, ngre pikëpyetje serioze nëse bëhet fjalë për diçka më shumë sesa thjesht një projekt gjeopolitik, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e vlerave që promovohen nga aktorët ndërkombëtarë dhe vendorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb