Një i moshuar, i cili deklaroi se jeton prej disa vitsh në Itali ka marrë pjesë në protestën që ka nisur në sheshin “Skënderbej” se të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë te kryeministri Edi Rama. Ai tha se drjetorë dhe zyratë të tjerë janë të gjithë në burg ose nën hetim dhe nëse Rama nuk do të ishte i përfshirë do të kishte marrë masa.
Po ashtu bëri dhe një krahasim të çmimeve në shtetin italian me ato në Shqipëri dhe të shërbimeve shëndetësore atje.

“Të gjitha rrugët të çojnë te kryeninistri dhe korrupsioni. Në 10 vitet e fundit drejtorët, kryeetarët e bahskive jnaë në burg ose në hetim.
Ky kryeministër do t’i kishte marrë masat më herët, ndaj rruget të çojnë tek ai.
Një kilogram oriz në Itali bën 4.8 euro, në vendin tonë 460 lekë, 500 gram.
Po ashtu dhe vaji apo ilaçet.
Unë jam me diabet dhe kurohem me ilaçet e Italisë. Më rimburson paratë e ilaçeve.
Një herë në vit bëj analizat, që kushtojnë 120 euro, por nuk paguaj.
Personat me kontribute i kanë shërbimet shëndetësore falas. Spitalet kanë probleme.
Një deputet në pension merr 2200 euro pension në muaj, unë kam punuar dhe marr 400 euro në muaj.
Kontributet e deputetit i paguajmë ne.
Kanë vendosur 2 milionë lekë pension për kriminelët që na pinë gjakun”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb