Një qytetar në fjalën e tij para Kryeministrisë ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk shqetësohet për bujqit, fermerët apo personat me aftësi të kufizuara të cilët nuk sigurojnë dot jetesën, por për një koncert turpërohet.
Ai tha se prej 41 ditësh është kërkur paqësisht largimi i Ramës dhe uron që vendi të mos kalojë në luftë civile si në vitin 1997.
Po ashtu ai tha se dorëheqja e Ramës është e panegociueshme.

“Protesta vijon në ditën e 41 po me atë entuziazëm për të rrësuar Edi Ramën dhe stafin e tij denigrues. Rama nuk turpërohert nëse njerëzit me aftësi të kufizuara nuk kanë as gjërat më minimale pë rtë jetuar, se bujqit jan ënë siklet të nxjerrin shpenzimet, nuk turoërohet se shiti për hekur uzinën e Ballshit, por turpërohet për një koncert. Nuk turpërohet se shqiptarët largohen dhe I lënë prondërit vetëm, sepse shpirti I tij social nuk ekziston.
Rama përdor votën për karrige dhe për ta shypur popullin.
Duhet të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata, prej 13 vitesh sillet si mbret, ka humbur lidhjen me popullin.
Ne do të jemi këtu gjithmonë për të kërkuar me paqe dorëheqjen e tij.
Uroj që Shqipëria të mos vijë në ditët e 97, jo se populli nuk guxon, por ne kërkojmë që kryeministri të largohet nga detya e tij, ndaj duhet të jemi këtu.
Nuk pajtohemi me vjedhjet dhe korrupsionin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb