Protesta ka bërë bashkë të rinj e të moshuar. Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një i moshuar në protestën e sotme gjithashtu ka qenë kritike ndaj Presidentit të Republikës, duke thënë se është president vetëm në letra.
“Po na jepni energji. Nga kjo qeveri e keqe jam shumë I zemëruar. Para nesh ai nuk duhet të bëhet trim. Në minierën e Bulqizës nga ‘42 e sot janë vrarë 5013 minatorë. Ata aty në Parlament nuk kontribuojnë më shumë se minatorët. Punëtori në metalurgji, te nafta apo në sektorë të tjerë. I them kryeministrit tërhiqu. Presidenti është me letra, por nuk është president. I bëj thirrje të mbledhë Këshillin e Sigurisë, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse popullin e çon në luftë civile. Ai burrë që nuk njeh Kushtetutën të dalë prej zyre”, tha ai.
