Anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet nga gara dhe t’i hapë rrugën një figure të re në kuadër të procesit të ripërtëritjes së partisë.

Kuçana u shpreh se Noka duhet të ndjekë shembullin e Edi Palokës, i cili sipas saj hoqi dorë nga gara, për t’i dhënë mundësi një kandidature të re.

“Tashmë është momenti që zoti Noka të hapë vetë krahun, ashtu siç bëri zoti Paloka, dhe të thotë: ‘Duhet t’i hapim rrugë dikujt i cili nuk është provuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, për të përmbushur atë mesazh të fortë që duam të përcjellim tek demokratët dhe tek shqiptarët: ripërtëritjen’”, deklaroi Kuçana.

Ajo theksoi se në Partinë Demokratike ka figura me integritet dhe përvojë politike që mund të marrin përgjegjësi të reja.

“Ka njerëz plot me fibër politike, me integritet, njerëz të cilët e njohin dhe e duan Partinë Demokratike. Ky është momenti që zoti Noka të dalë dhe të tërhiqet vetë nga gara”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb