Një reagim i fortë ka ardhur nga Partia Demokratike Europiane, e cila ka ngritur shqetësime për trajtimin e protestuesve në Shqipëri gjatë tubimeve kundër projekteve të zhvillimit në zonat bregdetare.
Në një deklaratë të publikuar prej saj, partia shkruan se një nënë mban në krahë djalin e saj autik, pasi protestuesit që mbronin bregdetin shqiptar u përballën me gaz lotsjellës dhe spraj djegës nga policia.
“Pas kësaj përqafimi qëndron një zgjedhje brutale politike: qytetarët që kërkojnë transparencë dhe mbrojtje të mjedisit u përballën me forcë, ndërsa një zhvillim luksoz i lidhur me Jared Kushner mori mbështetje nga qeveria”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike Europiane.
Sipas saj, qeveria e kryeministrit Edi Rama duhet të përballet me kërkesa për më shumë përgjegjshmëri demokratike, hetim të pavarur dhe respekt të plotë për të drejtën e protestës paqësore.
“Një nënë mban në krahë djalin e saj me autizëm pasi spraji me piper i policisë përfshiu protestuesit që mbronin bregdetin e Shqipërisë.
Pas këtij përqafimi qëndron një zgjedhje brutale politike: qytetarët që kërkonin transparencë dhe mbrojtje të mjedisit u përballën me forcë, ndërsa një zhvillim luksoz i lidhur me Jared Kushner mori mbështetjen e qeverisë.
Shqipëria e Edi Ramës meriton llogaridhënie demokratike, kontroll të pavarur dhe respekt të plotë për protestën paqësore”, thuhet në deklaratë.
