Rezistenca qytetare në Tiranë vijoi edhe pas përfundimit të fjalës së qytetarëve para Kryeministrisë. Mijëra protestues janë zhvendosur nga bulevardi, duke marshuar në drejtim të Komisariatit nr. 3.

Pas marshimit kilometrik, protestuesit kanë mbërritur para ambienteve të komisariatit 3, me thirrjet “lironi shqipet”.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe slogani “Arrestoni Ramën”.

Protestuesit deklaruan se destinacioni i tyre është Komisariati nr. 3, ku synojnë të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb