Era e fortë ka vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit në zonën e Zvërnecit, por falë angazhimit të forcave të shumta në terren, vatra është izoluar dhe situata është vënë nën kontroll.
Aktualisht, ekipet e angazhuara po punojnë intensivisht për fikjen e plotë të flakëve. Të gjitha shërbimet vijojnë operacionin pa ndërprerje, ndërsa zjarri është drejt shuarjes.
Autoritetet mbeten në gatishmëri deri në eliminimin e plotë të çdo vatre aktive, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të flakëve.
View this post on Instagram
