Mbrojtësi Omar Pasagiç është lojtari më i ri i Partizanit. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi:

Fk Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Omar Pasagiç, i cili është zyrtarisht pjesë e familjes së kuqe. 28-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina, i lindur në Gjermani, vjen te Partizani pas eksperiencës së fundit me FC Metaloglobus Bukuresht në kampionatin rumun.

Pasagiç aktivizohet kryesisht në qendër të mbrojtjes dhe këmba e preferuar e tij është e majta. Qendërmbrojtësi ka firmosur një kontratë 1+1 dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Pogradec, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb