“Rama në burg Belinda në burg”, janë thirrjet e qytetarëve në protestën e mbajtur para Kryeministrisë. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës.

Aktivisti Edison Lika u shpreh se protesta është kundër klasës politike, duke kërkuar largimin e Ramës por edhe të Berishës.

“Kjo protestë është antisistem, nuk e falim as Berishën dhe as Belindën. Për ne janë njësoj dhe duhet të jenë mbrapa hekurave”, tha ai.

Gjithashtu aktivisti Lika bëri edhe një thirrje për SPAK, për të hetuar kryeministrin Edi Rama.

“Kemi edhe një thirrje për drejtësinë: Rama Rama SPAK You”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb