KF Vllaznia ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e portierit Cristian Avram. Gardiani ka hedhur firmën në një kontratë 2-vjeçare dhe nga sot do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane.

Postimi:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit Cristian Avram, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë.
Portieri moldav, i aktivizuar edhe me Kombëtaren e Moldavisë, vjen për të përforcuar portën kuqeblu me eksperiencën dhe cilësitë e tij.
Mirë se erdhe në Shkodër, Cristian!
Suksese me fanellën kuqeblu

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb