Me thirrjen “Nesër më shumë” është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 80-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe kryeministrit. “Jemi për Shqipërinë, jo për partinë”, ishte një nga sloganet kryesore të protestuesve.

Prej 80 ditësh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer protestën në një prej protestave më të gjata të këtij lloji në vend.

Gjatë marshimit në kryeqytet janë dëgjuar edhe thirrjet “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protesta e sotme u mbyll me paralajmërimin se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa protestuesit përsëritën thirrjen: “Nesër më shumë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: