Vogue ka shpallur qenin më fotozhenik të vitit, dhe fituesi është Sir Spud, një Italian Greyhound elegant që arriti të mposhtë mijëra konkurrentë në konkursin “Dogue Cover Star 2026”.

Sir Spud fitoi të drejtën për të qenë protagonist i kopertinës dixhitale të Vogue, duke tërhequr vëmendjen e jurisë me pamjen e tij elegante dhe fotogjenike.

Por bukuria nuk ishte kriteri i vetëm. Gjyqtarët vlerësuan edhe personalitetin e qenit, karakterin dhe aftësinë e tij për të përcjellë një pamje të denjë për një “Dogue”.

Konkursi mblodhi mijëra aplikime nga pronarë qensh, por në fund Sir Spud arriti të spikaste mes konkurrencës dhe të fitonte titullin e qenit më fotogjenik të vitit.

Me pamjen e tij elegante dhe stilin karakteristik, Sir Spud tashmë është bërë ylli i ri i botës së modës – këtë herë, me katër putra.

Gfdgdfhh
Gfdgdfhh

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb