Ricardo Sa Pinto, numri një i stolit të Pafos, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para takimit ndaj Dinamos në Play Off të Conference League.

“Jemi gati për ndeshjen e nesërme kundër Dinamos. Shqetësimi i vetëm në këto momente është fusha, duhet të ishte në kushte më të mira. Nuk besoj se kjo fushë është në nivelin e ndeshjes së rëndësishme që do të luajmë. Dinamo është një kundërshtar i fortë. Sigurisht që kjo fushë është mirë për ta, sepse ata pëlqejnë të vrapojnë, të luftojnë dhe mendoj që nesër duhet të jemi të përgatitur për këtë lloj ndeshjeje.

Do të jetë luftë për ne. Duam që të marrim një rezultat pozitiv në transfertë. Do të synojmë që të kontrollojmë topin dhe lojën. Duhet të tregohemi të zgjuar. Ndonjëherë duhet të dish ti luash këto ndeshje. Objektivi ynë kryesor për nesër është që të marrim një rezultat pozitiv”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb