Bernardo Silva zgjodhi të kalonte nga Manchester City tek Real Madrid. Pas zyrtarizimit në Madrid, mesfushori tha fjalët e para si Los Blancos.

“Që kur isha i vogël, kur nuk e di nëse do të bëhesh lojtar, ëndrra jote është të luash për Real Madridin. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur je në këtë dhomë, e kupton sa i madh është Real Madridi. Tani është koha të punojmë shumë për të fituar tituj.

“Kam luajtur këtu disa herë, dhe të shoh 15 trofetë e Ligës së Kampionëve është gjithmonë mbresëlënëse, por t’i shoh ata këtu si lojtar është edhe më e veçantë. Të luash për një klub si ky nuk është për të gjithë”, tha Silva.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb