Para takimit të parë në kampionat ndaj Monzës, trajneri i zikaltërve, Chivu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Mbrojtja e titullit dhe ambiciet Për trajnerin zikaltër, rinisja e kampionatit është një faqe e re, por objektivat mbeten të njëjta. “Rinisim gjithçka nga zero, por jemi të vetëdijshëm që jemi skuadra për t’u mundur,” theksoi Chivu. “Do të përpiqemi të jemi kompetitivë për ambiciet që kemi. Objektivi ynë është të ruajmë nivelin e lartë që kjo skuadër ka treguar në vitet e fundit, ndoshta duke shtuar diçka më shumë. Me kualitetin, urinë dhe përulësinë e këtyre djemve, besoj se mund të bëjmë sërish një punë të shkëlqyer.”
“Merkatoja në këtë periudhë kështu është gjithmonë. Na vjen mirë që flitet për lojtarët tanë, pasi kjo do të thotë që ata njihen si futbollistë të mëdhenj. Lautaro është kapiteni ynë dhe duam ta mbajmë fort, pasi ai përfaqëson gjithçka që ne jemi dhe duam të jemi. A jam i sigurt që do të qëndrojë? Unë besoj se do të rrijë gjatë, duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme rreth tij. Ne duam që ai të qëndrojë, por merkatoja është ‘e pabesë’ (bastardo), ndaj nuk mund t’i përgjigjem përfundimisht kësaj pyetjeje.”
Sa i përket aktivizimit të argjentinasit në ndeshjen ndaj Monzës, Chivu u shpreh se përgatitja e tij ka nisur me vonesë dhe gjendja e tij fizike do të vlerësohet përpara sfidës.
Përforcimet dhe merkatoja në hyrje Në një moment ku organikës i janë bashkuar emra si Curtis Jones dhe John Stones nga Premier League, Chivu theksoi se skuadra është e kompletuar, por puna për t’u rritur më tej nuk ndalet: “Kemi një skuadër cilësore dhe kompetitive. Nisemi nga një pikë e mirë, por e kemi për detyrë që të përmirësohemi vazhdimisht.”
